Në orën 10:00 do të nisë mbledhja e Komisioni për Reformën Zgjedhore. Ndërsa mësohet se Bashkëkryetari i Komisionit, Damian Gjiknuri ka thënë që Partia Demokratike nuk ka sjellë ende propozimet e saj dhe sipas tij duhet t’i kishte sjellë me kohë.
Ndërkohë kujtojmë që dje, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi deklaroi se plani i opozitës është në tryezë, dhe se qeveria duhet të shprehet.
“I qëndrojmë deklarimit që kemi bërë në tryezën OSBE. Plani ynë në tryezë, qeveria të shprehet për 5 pikat”, tha Bardhi. /Gazeta Liberale