Aktualitet

Sot mbahet Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, takimi për herë të parë jashtë kufijve të BE-së

Shkruar nga Liberale
Sot mbahet Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, takimi

Sot, më 16 Tetor mbahet Procesi i Berlinit në Tiranë, i pari takim me fokus zgjerimin e bllokut që zhvillohet jashtë kufijve të BE-së.

Theksojmë se pjesë e këtij samiti do jenë përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Liderët që marrin pjesë janë: presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e cila mbërriti ditën e djeshme në Tiranë, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, kancelari gjerman, Olaf Scholz, vendi i të cilit inicioi Procesin e Berlinit.

Gjithashtu kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në Tiranë, ndërsa nga pala serbe, pritet të marrë pjesë kryeministrja Ana Brnabic por jo presidenti Aleksandër Vuçiç.

Ndësa Presidenti francez Emmanuel Macron shty vizitën për të hënēn pasdite, për shkak tē sulmit terrorist, ku mbeti i vrarë një mësues.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH