Aktualitet

Sot mbahen homazhet në nder të Moikom Zeqos në Muzeun Kombëtar

Shkruar nga Liberale
Sot mbahen homazhet në nder të Moikom Zeqos në Muzeun

Ashtu siç e kishte lënë amanet, ditën e sotme në Muzeun Historik Kombëtar po mbahen homazhet në nder të studiuesit dhe shkrimtarit të njohur, Moikom Zeqo, i cili ndërroi jetë disa më parë.

Mësohet se ceremonia, e cila nisi në orën 10:00 do të vijojë deri në orën 14:00.

Homazhet po mbahen në ambientet e jashtme të Muzeut, për shkak edhe të situatës me COVId-19 në të cilën ndodhet vendi në këtë kohë pandemie.

Në ceremoni kanë marrë pjesë familjarë, të afërm, politikanë dhe personazhe të njohura publike. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH