Aktualitet

Sot KQZ vendos "fatin" e Kajmakut, ja çfarë tha avokati në mbledhje

Shkruar nga Liberale
Sot KQZ vendos "fatin" e Kajmakut, ja çfarë tha avokati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur mëngjesin e sotëm për të diskutuar mbi “fatin” e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Përgjigjja e Prokurorisë së Përgjithshme për Kajmakun u është shpërndarë të 5 anëtarëve të KQZ-së për të shqyrtuar aktet.

Ndërkohë avokati i Agim Kajmakut, Isuf Shehu u shpreh: "Verifikimet janë të paplota nga ana e prokurorisë. Detyra e prokurorisë janë të parashikuara qartë, te cilën ata nuk e kanë zbatuar.

Prokuroria nuk ka arritur të sigurojë asnjë vendim të formës së prerë ndaj subjektit Agim Kajmaku. Letërporositë nga institucionet greke nuk kanë ardhur në organin e akuzës në Shqipëri. Kështu lind pyetja a është nisur kërkesa për këtë letërporosi?! Pa patur këto përgjigje nuk kemi një procedurë verifikimi të përfunduar.

Procedimi ndaj Kajmaku në Greqi është bërë plotësisht në munges të tij dhe në munges të dijenisë së tij. Ju të nderuar s’mund të merrni vendime mbi opinione qofshin këto edhe nga prokuroria"

Kryebashkiaku Kajmaku u akuzua nga Partia Demokratike se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto.

Ai akuzohej për veprën penale të falsifikimit të parave, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e Dekriminalizimit. Akuzat e Partisë Demokratike u konfirmuan edhe nga Prokuroria e Përgjithshme. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH