Aktualitet

Sot jepet vendimi përfundimtar për Saimir Tahirin!

Shkruar nga Liberale
Sot jepet vendimi përfundimtar për Saimir Tahirin!

Sot në orën 13:00, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të njihet me vendimin përfundimtar të Gjykatës së Apelit.

Vendimi ishte parashikuar të jepej dy ditë më parë, por tre gjyqtarët Nertina Kosova, Albana Boksi dhe Dhimitër Lara vendosën shtyrjen e seancës gjyqësore.

Kujtojmë se vitin e kaluar Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre.

Ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”. /Gazeta Liberale

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH