Aktualitet

Sot ditëlindja e 31 e Partisë Demokratike, në hyrje të selisë një memorial kushtuar ditës së themelimit

Shkruar nga Liberale
Sot ditëlindja e 31 e Partisë Demokratike, në hyrje të

Sot është ditëlindja e 31 e Partisë Demokratike. Lideri demokrat, Lulzim Basha ftoi dje demokratët që të vinin në selinë e PD në orën 12:00, për të festuar këtë ditë të shënuar për këtë parti.

Në hyrje të selisë ndodhet një memorial kushtuar kësaj date, e cila mban firmat e themeluesve të PD-së, ndërkohë që ai do të zbulohet në orën 12:00.

Gazetari Erjon Skëndaj në një lidhje direkte për ‘News24’ pohoi se situata në këtë parti është e qetë.

Ndërkohë ai raportoi një incident të vogël, ku sipas tij një furgon ka hyrë për pak sekonda, sa ka xhiruar sheshin brenda PD. Një person ka thirrur ‘Rroftë Sali |Berisha” dhe më pas është larguar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH