Globi

Sot ditë zie në Kosovë

Shkruar nga Liberale
Sot ditë zie në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka shpallur datën 30 janar ditë zie në Kosovë, në shenjë nderimi për policin e vrarë në krye të detyrës, Sami Thaçi.

Flamuri shtetëror do të ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Gjatë ditës së djeshme, presidenti Thaçi ka ndarë edhe urdhrin “Hero i Kosovës” për policin Sami Thaçi.

“Heroizmi i Samiut, Enverit, Izetit dhe i dhjetëra policëve të rënë në krye të detyrës është krenari e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tyre në mbrojtje të rendit dhe ligjit na obligon që të punojmë edhe më shumë për një Kosovë të qetë e stabile dhe një vend më të mirë për gjithë qytetarët tanë”, ka thënë kreu i shtetit.

Thaçi vdiq tragjikisht në një aksion bastisjeje të Policisë së Kosovës në fshatin Zhur të Prizrenit./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH