Aktualitet

Sot Dita e Dëshmorëve/ Rama homazhe te memoriali "Nënë Shqipëri", ja çfarë shkruan Meta që nga Berati

Shkruar nga Liberale

5 maji shënon "Dita e Dëshmorëve të Atdheut". Ashtu sikurse çdo vit, kjo ditë u përkujtua me një ceremoni zyrtare dhe homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Zyrtarë të shtetit dhe politikës, veteranë dhe të afërm të të rënëve në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare vendosën kurora me lule përpara memorialit “Nënë Shqipëri”, në nderim të të rënëve në luftën anti-fashiste.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në "Facebook" nga ceremonia e nderimit të Dëshmorëve të Kombit.

"5 MAJ??

Ceremonia e nderimit të Dëshmorëve të Kombit

#RESPEKT?", shkruan Rama teksa poston videon. 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë sot homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Berat.

“Berati një qytet që i dha kaq shumë Shqipërisë në luftën e saj antifashiste.Nderim, përulje dhe respekt për bijtë dhe bijat e Beratit, që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e atdheut. I përjetshëm Kujtimi i heronjve të Beratit dhe të gjithë Shqipërisë.”, shkruan Meta në Facebook.

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj postoi disa foto, ku shihet se bashkia është mbuluar nga një flamur gjigand.

"Sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Kombit! ?? Lavdi, nderim dhe mirënjohje e përjetshme për Dëshmorët e paharruar të Atdheut! ??", shkruan Veliaj.

Vijon...

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH