Sport

Sot bardheblutë e Tiranës përballë gjigantëve të Beshiktashit

Shkruar nga Liberale
Sot bardheblutë e Tiranës përballë gjigantëve të

Sot në mbrëmje, Tirana sfidon Beshiktashin, në ndeshjen e parë të turit të dytë në Conference League. Bardheblutë mbyllën përgatitjet, pasditen e së mërkurës. Sipas trajnerit të kryeqytetasve, Tirana do të bëjë gjithçka për një rezultat pozitiv.

"Djemtë kanë besim dhe në ndeshje të tilla, motivimi është maksimal.Ne këtu vijmë për të luajtur futboll në raundin e dytë, që çdo skuadër kërkon ta kalojë. Asnjë skuadër, trajner apo lojtar nuk hyn në betejë i dorëzuar. Hyn në betejë gjithmonë për të kërkuar maksimumin e të dalësh nga ndeshja me idenë që dha maksimumin. Pastaj çfarë prodhon fusha e lojës, ajo është tjetër gjë”- tha tranjeri .

I pranishëm në konferencën për shtyp ishte dhe Kristal Abaj, i cili ndonëse vlerësoi maskimalisht kundërshtarin , tregoi se lojtarët do të japin maksimumin.

‘’Të jem i sinqertë, ndeshja nuk është se i ngjason ndeshjes. Nuk është se kemi një strategji të veçantë ndaj Beshiktashit, jemi përgatitur mirë. E dimë çfarë cilësish ka, por kjo nuk është se nuk do të na ndalojë të tregojmë e të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë”- u shpreh ai.

Sakaq, ndeshja Bashiktash-Tirana do të luhet sot në orën 20:00.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH