Globi

Sot, 21 vjet nga Masakra e Reçakut

Shkruar nga Liberale
Sot, 21 vjet nga Masakra e Reçakut

Sot bëhen 21 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit. Më 15 Janar 1999 në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur.

Në përkujtim të përvjetorit të kësaj masakre, bëhen homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, ndërsa nga ora 11:00 dhe do mbahet akademi përkujtimore në “Shtëpinë e Kulturës” në Shtime.

Masakra e Reçakut u dëshmua nga shefi i misionit të OSBE-së, Wiliam Walkeru, gjë që shtyu bashkësinë ndërkombëtare të ndërmarrë misionin ushtarak, pas të cilit forcat serbe u tërhoqën nga Kosova./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH