Kryesore

Sot 12 raste të reja, rritet numri i të infektuarëve në Kosovë

               Publikuar në : 20:56 - 30/03/20 liberale

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 69 mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, 12 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakte, 5 prej të cilëve janë me vendbanim në Malishevë, 3 me vendbanim në Fushë Kosovë, 2 me vendbanim në Prishtinë, 1 me vendbanim në Mitrovicë dhe 1 në Kamenicë.

Nga data 08.02.2020 deri më sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.151 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 106 raste me një rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back