Aktualitet

Soreca, thirrje palëve: Respektoni marrëveshjes e 5 qershorit

Shkruar nga Liberale
Soreca, thirrje palëve: Respektoni marrëveshjes e 5 qershorit

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca iu bëri thirrje palëve politike që të diskutojnë së bashku për çdo ndryshim që kërkojnë të bëjnë në Kodin Zgjedhor.

Ambasadori po ashtu rikujtoi partitë politike se duhet t’i përmbahen marrëveshjes së nënshkruar në 5 qershor.

Ne [BE] përsërisim qëndrimin tonë që marrëveshja e 5 qershorit, e bazuar në rekomandimet e OSBE / ODHIR mbi reformën zgjedhore, duhet të respektohet.

Po ashtu theksojmë rëndësinë që çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e Kodit Zgjedhor, të cilat shkojnë përtej qëllimit të marrëveshjes së 5 qershorit, të diskutohen siç duhet në kuadrin e Këshillit Politik në një mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse para se të votohet në Parlament", shkruan Soreca në Twitter.

Gjatë ditës së sotme edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim iu bëri thirrje partive që t’i përmbahen marrëveshjes së 5 qershorit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH