Ambasadori i komanduar i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ka zhvilluar një takim këtë të hënë me homologun amerikan, David Wisner.
Në fokus të bisedës ka qenë partneriteti i fortë mes dhe BE-së dhe SHBA-së, në mbështejtje të rrugës së Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Mes të tjerash dy diplomatët e huaj folën për rëndësinë e vazhdimësisë së përparimit të reformës në drejtësi, si dhe zbatimin e ligjeve.
Po ashtu temë e bisedimeve në takimin mes Sorecës dhe Winser kanë qenë edhe çështjet që kanë të bëjnë me rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
"I Ngarkuari me Punë, Ambasadori Luigi Soreca, u takua me homologun e tij në Ambasadën e SHBA-së, David Wisner, për të diskutuar partneritetin e fortë BE
-SHBA
në mbështetje të rrugës së Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.Ata folën për rëndësinë e vazhdimësisë së përparimit të reformës në drejtësi dhe zbatimin e ligjeve, ashtu si edhe çështjet që kanë të bëjnë me rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE."shkruhet në faqen e Europian Union Albania.

