Aktualitet

Soreca: Nga 1 korriku hiqet tarifa Roming për vendet e Ballkanit

Shkruar nga Liberale
Soreca: Nga 1 korriku hiqet tarifa Roming për vendet e Ballkanit

Duke nisur nga 1 korriku, do të hiqen të hiqet tarifa Roming, në Ballkanin Perëndimor. Ky lajm është bërë i ditur nga Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, i cili shkruan në rrjete sociale, se tanimë, për të përdorur telefonatat në vendet e Ballkanit, tarifa do të jetë zero.

Soreca thekson se ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian.

Postimi i plotë i Luigi Sorecës:

Nga 1 korrik 2021 Tarifat Zero Roaming në Ballkanin Perëndimor, përfshirë #Shqipërinë ! #RoamFree ! Duhet të keni vetëm një gjë në mendje: të keni bateri të plotë në telefonin tuaj. Pra # me ngarkesë ! Ky projekt është financuar nga #EU dhe mundësuar nga

@rccint

. #Tregu i përbashkët rajonal

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH