Aktualitet

Soreca: Në 2 vitet e ardhshme BE do japë 19 milionë euro për policinë

Shkruar nga Liberale
Soreca: Në 2 vitet e ardhshme BE do japë 19 milionë euro për

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, i pranishëm në ceremoninë e 107-vjetorit të Policisë së Shtetit, ku u përurua dhe reparti i ri i Forcave Speciale RENEA, e ka vënë theksin te lufta ndaj krimit të organizuar dhe krimit të rëndë.

Soreca është shprehur se BE ka investuar 15 mln euro në mbështetje të policisë dhe gjatë 2 viteve të ardshme do të investojë edhe 19 milionë euro.

“RENEA është forca elitë e Policisë së Shtetit, që kryen ndërhyrje të rëndësishme. Për shumë vite, BE ka bashkëpunuar me forcat shqiptare të sigurisë për të modernizuar. Vetëm në vitet e fundit BE ka financuar 15 mln euro në mbështetje të policisë. Ne kemi punuar bashkë me forcat shqiptare për të modernizuar menaxhimin e kufirit. Në dy vitet e ardhshme BE do të japë 19 milionë euro për policinë. Arsyeja pse jemi këtu duhet parë si një gur kilometrik shumë i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar. Krimi i organizuar dhe krimi i rëndë nuk janë fenomen vendor dhe lokal, ato varen në lidhjen e tyre transkombëtare. Krimi i organizuar duhet luftuar nga të gjithë”, deklaroi Soreca./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH