Aktualitet

Soreca: Kodi Zgjedhor, kusht i përmbushur për integrimin

Shkruar nga Liberale
Soreca: Kodi Zgjedhor, kusht i përmbushur për integrimin

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca në deklaratën e tij para Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian Soreca, theksoi se ndryshimet në kodin Zgjedhor kanë mundësuar plotësimin e një prej kushteve të Shqipërisë për t’u ulur në Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

Ambasadori theksoi se dialogu politik në Shqipëri duhet të përmirësohet.

”Më 5 qershor u arrit dakordësia, por më pas Kuvendi kaloi ndryshimet kushtetuese duke përmbushur dhe një nga kushtet për t’u ulur në Konferencën e parë Ndërqeveritare. Dialogu politik duhet të përmirësohet, dhe me zë të lartë e kemi thënë që na vjen vërtet keq që ndryshimet si të 30 korrikut, dhe të 5 tetorit u miratuan pa kompromis, para votimit”, tha Soreca.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH