Aktualitet

Soreca: Kemi arritur një pikë vrulli, të mos e shpërdorojmë

               Publikuar në : 20:58 - 02/06/20 liberale

Soreca pas takimit me anëtarët e Këshillit Politik: Të mos shpërdorohet ajo që është arritur
schedule

Pas përfundimit të takimit me Këshillin Politik, ambasadorja e SHBA, ai i Bashkimit Europian dhe ai i Britanisë së Madhe, kanë dhënë një deklaratë për mediat.

Ambasadoi i BE, Luigi Soreca tha se është arritur një pikë konsensusi dhe duhet të mos shpërdorohet.

Kemi pasur një ditë shumë të mirë pune. Kemi bashkëshoqëruar punën e anëtarëve të Këshillit Politik. Për BE është e rëndësishme që të përmbushen kushtet. Kufijtë janë rekomandimet e vendosura nga OSBE. Kjo është ajo gjë që KE po kërkon Shqipërisë që të bëjë. Shumë shpejt KE do të prezantojë kornizën negociuese dhe një arritje për Reformën Zgjedhore do e bëjë këtë punë më të lehtë. Falenderoj të gjitha palët. I ftoj gjithashtu që të vazhdojnë me të njëjtën qasje. Kemi arritur një pikë vrulli dhe të mos e shpërdorojmë, para së gjithash është në interes të popullit shqiptar”, u shpreh Soreca./Gazeta Liberale

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back