Aktualitet

Soreca: Asnjë përfundim pa u numëruar të gjitha votat

Shkruar nga Liberale
Soreca: Asnjë përfundim pa u numëruar të gjitha votat

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka qenë në KZAZ-në në “Shkollën e Kuqe” paraditen e sotme nga ku ka kërkuar të rinisë procesi i numërimit të votave sa më shpejt.

Ndërsa në një komunikim për gazetarët kreu i delegacionit të BE në vendin tonë bëri thirrje që askush nga palët politike të mos flasë për fitore, pa u numëruar të gjitha votat.

Sipas Sorecës, pjesëmarrja e lartë në votime ishte treguesi më i mirë i jetës demokratike në Shqipëri.

“Kjo është dita e dytë e vëzhgimit gjatë punës që kam bërë unë në këtë moment kaq të rëndësishëm për Shqipërinë. Po shkoj në disa nga qendrat e numërimit në Tiranë. Në disa prej tyre ekipet në mënyrë të paevitueshme po bëjnë pushim për të rifilluar punën. Më lejoni të them që procesi duhet të vijojë pa probleme dhe pa vonesa. Kemi shumë gjëra për të mësuar dhe qytetarët duhet të mësojnë rezultatin e zgjedhjeve

Zgjedhësit e thanë fjalën e tyre, pavarësisht pandemisë ata u shprehën. Ka pasur një pjesëmarrje të lartë. Kjo ishte tregues i mirë i jetës demokratike në Shqipëri.

Me lejoni të them që kam mirëpritur këtë proces të ri, të votimit dhe numërimit elektronik në njësinë 10. Kjo është një shenjë e mirë për të ardhmen në funksionimin e votimit elektronik.

Ne po presim të gjithë me qetësi ashtu sic kanë bërë thirrje udhëheqësit përfshi edhe Presidentin. Të mos tejkalohet pa numëruar të gjitha votat. Derisa të numërohet edhe vota e fundit duhet të presim me qetësi. Të mos arrijmë në përfundime pa u numëruar të gjitha votat.

Në fakt ne si ekip i BE do të vëzhgojmë, do shohim si po ecin proceset. Ne kemi 50 skuadra që ndjekim procesin nga afër. Ndoshta ka mundësi që sonte vonë të ketë ndonjë deklaratë nga udhëheqësit e BE për procesin në Shqipëri”, tha Soreca.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH