Aktualitet

Sondazhi/ Lë pas qeverinë, opozitën, parlamentin, partitë politike, SPAK institucioni me besueshmërinë më të lartë për qytetarët shqiptarë

Shkruar nga Liberale

SPAK në krye të listës së institucioneve me besueshmëri më të lartë.

Nga gjetjet e Barometrit, SPAK kryeson listën e institucioneve më të besuara nga qytetarët, me 26.1 % të atyre që e kanë vlerësuar si të tillë.

Në këtë renditje për besueshmërinë tek shqiptarët, SPAK lë pas qeverinë, opozitën, parlamentin, partitë poltike, shoqërinë civile, pushtetin lokal, mediat dhe universitetin.

Matjet e reja të Barometrit në Euronews Albania, kanë zbuluar se sa i përket besueshmërisë së institucioneve në vend, SPAK është në krye të listës, ndryshe nga matjet e një viti më parë.

1000 qytetarë të pyetur ballë për ballë nga Data Centrum, kanë zbuluar për Barometrin duke vlerësuar me një shkallë nga 0 në 10, se SPAK është për ta institucioni më i rëndësishëm menjëherë pas ambasadës amerikane, delegacionit të BE-së, dhe perfaqësisë së OSBE-së.

Kjo renditje e SPAK në nivelin e besueshmërisë që ka tek qytetarët shqiptarë bëhet edhe më e dukshme nëse e krahasojmë me matjet e një viti më parë.

Me një trend rritës pothuajse te dyfishuar, SPAK ka fituar edhe më tepër besimin e publikut.

Kështu në nëntor të vitit 2022 besueshmëria ndaj SPAK ishte 14.2% ndërkohë që në nëntor të vitit 2023 kjo shifër është pothuajse dyfishuar, duke shkuar në shifrat e 26.16 % të besueshmërisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH