Sport

S’ndodhte prej 17 vitesh, Barcelona-Real Madrid përfundon 0-0

Shkruar nga Liberale
S’ndodhte prej 17 vitesh, Barcelona-Real Madrid përfundon 0-0

Gola të anuluar dhe gola të evituar nga centimetrat, spektakli nuk ka munguar në asnjë sekondë në “El Clasico”, por asnjë prej skuadrave nuk arriti të shënonte.

Një barazim pa gola mes dy ekipeve më të mëdha spanjolle nuk ndodhte prej 23 nëntorit të vitit 2002.

Të dy skuadrat dhanë më të mirën e tyre, për t’u vlerësuar janë heronjtë Pique, që evitoi me kokë një gol të sigurt dhe Sergio Ramos që ndali në kohë topin që po shkonte në rrjetë.

Në 90-minutat vetëm njëherë topi arriti të kalonte rrjetën, ishte Bejl që shënoi në të 73-tën, por që arbitri kryesor e anuloi për pozicion jashtë loje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH