Aktualitet

SMS e Bashës për Ramën/ Bardhi: E vërteta më e qartë se loja e pisët

Shkruar nga Liberale
SMS e Bashës për Ramën/ Bardhi: E vërteta më e

Sekreatri i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së administratorit të kompanisë Vodafon, i cili ka konfirmuar se mesazhi i dërguar në emër të Lulzim Bashës në një emision televiziv, ishte i sajuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se shqiptarët ta gjykojnë vetë se kush e ka mendjen tek pushteti dhe përdor mesazhe të sajuara.

"E vërteta është më e qartë dhe e pastër se çdo lojë e pisët apo maskë e skaduar. Le ta shohin dhe gjykojnë vetë shqiptarët se kush e ka mendjen tek pushteti dhe përdor mesazhe të sajuara kundër kreut të opozitës. Me qëllimin e vetëm, të largojë vëmendjen nga propozimi ynë që ndihmon realisht qytetarët dhe biznesin për të përballuar krizën", shkruan Bardhi./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH