Aktualitet

"S’mbaj mend asgjë", çfarë deklaroi burri që qëlloi me sëpatë në kokë gruan pas sherrit mes tyre

Shkruar nga Liberale
"S’mbaj mend asgjë", çfarë deklaroi burri

Detaje të reja janë mësuar për gjarje të rëndë që ndodhi ditën e hënë në Vorë, në fshatin Breg- Shkozë, ku 70-vjeçari Qazim Budlla ka qëlluar me sëpatë në kokë bashkëshorten e tij Vasilika Budlla.

60-vjeçarja është drejtuar fillimisht drejt spitalit të Fushë-Krujës, ndërsa më pas është dërguar në spitalin e Traumës për një trajtim më të specializuar.

Ngjarja ka ndodhur pas një zënkë të çastit mes tyre. Sipas grupit hetimor 70-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor pasi në dëshminë e tij ka deklaruar se nuk mban mend asgjë.

Burime bëjnë me dije se teksa u pyet nga grupi hetimor mbi shkaqet e ngjarjes së djeshme ai është shprehur se nuk mban mend asgjë. Të afërmit janë shprehur se prej disa vitesh i moshuari qëndronte i shtruar në krevat për shkak të problemeve shëndetësore.

Burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije se 60-vjeçarja Vasilika Budlla, ka pasur një plag sipërfaqësore në kokë dhe pas marrjes së kujdesit të nevojshëm mjekësor ka lënë ambientet e spitalit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH