Aktualitet

Skualifikimi i kandidatit, BKH: Gabim njerëzor, do e kthejmë në garë

Shkruar nga Liberale
Skualifikimi i kandidatit, BKH: Gabim njerëzor, do e kthejmë në

Byroja Kombëtare e Hetimit pranon se ka gabuar me njërin prej kandidatëve, duke e vendosur në listën e skualifikimit, ndërkohë që ai i kishte pikët e mjaftueshme.

Përmes një njoftimi BKH bën me dije se ka kryer rishikimin e të gjithë dokumentacionit të kandidatëve të cilët morën pjesë në testin e aftësive fizike.

“Prej këtij rishikimi të dytë të proces-verbaleve rezultoi se, si pasojë e një gabimi njerëzor, një kandidat i vlerësuar me pikë të mjaftueshme kualifikuese është vendosur gabimisht në listën e të skualifikuarve në programin Excel gjatë përpunimit të të dhënave prej Sekretarisë Teknike. Si pasojë, kandidati nuk është ftuar në fazën tjetër të rekrutimit. Në këto kushte, dhe në përputhje me parashikimet e Rregullores, kandidati i përmendur më lart i nënshtrohet Testit të Shkrimit të Esesë. Të gjitha rezultatet e tjera janë konfirmuar të sakta” , njofton BKH.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH