Sport

Skënderbeu–Teuta, sfida ku luhet Europa

               Publikuar në : 16:40 - 11/05/19 Liberale

Përballja Skënderbeu–Teuta e vlefshme për javën e 33-të është një ndeshje emocionuese dhe kjo edhe falë objektivave të vendosura nga dy ekipet, të cilat në harkun e 90 minutave mund të vendoset fati i Europës.

Me Partizanin që është vetëm një hap larg titullit kampion dhe Kukësin drejt konfirmimit të vendit të dytë, gara është e ashpër për vendin e tretë që të çon në Europë. Flamurtari, Teuta, Laçi dhe Skënderbeu janë në garë për një vend, me ekipet që ndahen në klasifikim nga vetëm 3 pikë. Një garë e fortë sidomos kur në mes janë edhe përballjet direkte.

Skënderbeu vjen me një anë psikologjike jo të mirë pas eliminimit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë nga Kukësi, dhe tashmë të gjitha bateritë do të shkarkohen në kampionat për të arritur zonën europiane. Përpara sfidës me verilindorët Orges Shehi humbi me radhë mbrojtësin Vangjeli për arsye shëndetësore, si dhe pak minuta përpara fillimit të ndeshjes Gjergji Muzakën që u dëmtua. Gjithashtu në minutat e para flamurin e bardhë ngriti edhe sulmuesi Otto John që u zëvendësua nga mesfushori Marko Pervan. Një situatë alarmante tek korçarët që nga këto 3 mungesa me shumë mundësi mund të rikuperojnë vetëm mbrojtësin.

Vangjeli ka qëndruar për disa ditë nën vëzhgimin e mjekëve dhe me terapi intensive, ndërkohë që të premten ka bërë vrapime me grupin për t’u distancuar më pas në një seancë individuale. Shumë e vështirë duket rikuperimi i mesfushorit Muzaka ndërkohë që sulmuesi nigerian nuk do të jetë në dispozicion të Shehit. Mungesë e sigurt është ajo e mbrojtësit Kaba Sambou që ka plotësuar numrin e 4 kartonëve të verdhë.

Tek Teuta situata e mungesave është në favor, pasi rikthimi i Bledi Shkëmbit në Korçë shoqësohet me rikthime në skuadër. Ditmar Bicaj ka ezauruar dënimin pas plotësimit të 4 kartonave të verdhë fundjavën e shkuar ndërkohë që Armando Vajushi ka lënë pas dëmtimin. E vetmja mungesë për Teutën është ajo e mesfushorit Florent Avdyli për shkak se ndaj Luftëtarit regjistroi kartonin e 4-t të verdhë./ Gazeta Liberale

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *