1

Skënder Gega zgjidhet trajner i Kukësit

               Publikuar në : 19:11 - 30/07/20 liberale

Kukësi bëhet me trajner të ri. Skënder Gega ai që do t’i drejtojë verilindorët në vazhdim. Ditën e sotme ai ka qenë në Kukës, ku ka drekuar me presidentin Safet Gjici. Palët kanë rënë dakord dhe pak minuta më parë klubi i Kukësit doli edhe me njoftim.

“Klubi i Kukësit njofton se trajneri i ri i skuadrës, do të jetë Skënder Gega, pasi palët kanë arritur ditën e sotme akordin.

Prezantimi i trajnerit të ri, do të bëhet ditën e hënë në sallën e konferencave në stadiumin “Air Albania”, në orën 11:00. Klubi i uron mirëseardhjen trajnerit Gega dhe suksese me ekipin tonë”, thuhet në njoftimin e Kukësit.

Tags:

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back