Aktualitet

Skema e zhdoganimit, çohen në gjyq 20 doganierë e zyrtarë të Rrugores

Shkruar nga Liberale
Skema e zhdoganimit, çohen në gjyq 20 doganierë e zyrtarë

Prokuroria e Durrësit ka çuar në gjykatë dosjen me 20 të pandehur, të cilët janë doganierë, punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Rrugor Tiranë, por edhe sekserë. Prokurori Afrim Shehu pas dy viteve hetim dokumentoi se grupi i akuzuar kishte krijuar një skemë për zhdoganimin makinave  me një praktikë të falsifikuar, me qëllim uljen e taksës së zhdoganimit. Organi i akuzës  thekson se grupi realizonte në mënyrë fiktive dokumentacionin në formë zinxhiri, duke ulur vlerën e blerjes dhe pakësuar fuqinë motorike të automjeteve, me qëllim pakësimin dhe shmangien nga detyrimet doganore duke shkaktuar një dëm ndaj shtetit në një vlerë të përgjithshme rreth 10 000 000 lekë. Po sipas prokurorisë, kjo veprimtari është zhvilluar në formë zinxhiri për shmangien e detyrimeve doganore.

Të akuzuarit që janë dërguar në gjykatë

Qani Kacmoli

Erdi Çena

Xhuljano Sorra

Glodian Sulaj

Xhevdet Mali

Keni Braçe

Xhani Rama

Edmond Jupe

Altin Maleqka

Indrit Tafalla

Elison Shehaj

Agjencia Doganore “Laura One”

Neritan Bablusha

Endrit Pllumbi

Andi Lara

Ilirjan Çelçima

Arben Qëndro

Sokol Mehmeti

Merita Zonja

Mereme Dervishi

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH