Aktualitet

Skandali te Covid 2/ Flet drejtori: Tirja ka shumë vite që punon aty

Shkruar nga Liberale
Skandali te Covid 2/ Flet drejtori: Tirja ka shumë vite që punon aty

Drejtori i Spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapizysi, duke komentuar skandalin e fundit në lidhje me infermieret dhe sanitaret që iu merrnin lekë pacientëve të sëmurë, thotë se korrupsioni në mjekësi është një sëmundje globale.

Janë ngjarje tronditëse që na kanë shkaktuar të gjithëve, jo vetëm mua. Ngjarje që nuk duhet të njollosë dhe të zhdukin punën që bëhet në shërbimin shëndetësor. Korrupsioni në shërbimin shëndetësor është sëmundje botërore.

Pashë që e konsideronin sëmundje botërore dhe është plagë që shfaqet në trupin e sistemeve shëndetësore. Ndaj këtyre shfaqjeve, gjëja kryesore është që të mbahet një qëndrim i vazhdueshëm me të njëjtin instensitet”- tha Kapizysi në “Open”.

I pyetur nëse janë zhvilluar hetime të brendshme, ai tha se nuk kanë ndenjur indiferent, duke shtuar më tej sanitarja që i mori një pacienteje rreth 8 mln lekë, kishte vite që punonte në pital dhe për pak vite do të dilte në pension.

"Hetimet e brendshme, kur prokuroria heton, thuhet se i dëmton. Por nuk kemi ndenjur indiferent. Ajo fatkeqësia jonë ishte që një personel i brendshëm hyri dhe ç’pengoi vigjilencën. Tirja ka shumë vite që punon, për punë vitesh do dilte në pension. Karakteri i njeriut përcakton edhe fatin e tij. Karakteri formohet nga ambienti, natyra dhe shoqërua.

Karakteri i saj ka ndikuar edhe tek elementë të tjerë. Kanë pasur karakterin e Tires, kanë gjetur një terren ku mentaliteti i shoqërisë është që shërbimi bëhet më cilësor nëse jep ndonjë gjë. Është trashëguar në vite… E ndjera nuk ka folur me pjesën tjetër të personelit duke i thënë që është pa ngrënë", th Kapizysi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH