Aktualitet

Skandali/ Mësuesi abuzoi 3 vjet me nxënësen, por…

               Publikuar në : 15:10 - 12/07/19 LP

Qendra për të Drejtat e Fëmijëve ka publikuar një rast të përdhunimi të fëmijëve. Në deklaratën e CRCA thuhet se një nxënëse është përdhunuar nga mësuesi i saj në një qytet në jug të Shqipërisë, përgjatë 3 viteve.

Por reagimi i autoriteteve ka qenë fare minimal. Sipas CRCA, mësuesi vetëm është pezulluar nga detyra, ndërsa fëmija nuk i është dhënë asnjë lloj ndihme psikologjike nga shërbimet sociale.

“Sipas të dhënave rezulton se dhuna seksuale ka zgjatur përgjatë 3 viteve ndaj nxënëses, që jeton në Jug të Shqipërisë, ndërsa sipas të dhënave të ndara nga familja, mësuesi i vajzës duket se nuk ka patur shqetësimin e asnjë autoriteti shtetëror për të dhunuar në mënyrë të vazhdueshme vajzën”, thuhet në deklaratë./Gazeta Liberale

auto_Screenshot_181562936276 auto_Screenshot_171562936274
<
>

 

 

(Visited 232 times, 1 visits today)

Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *