Aktualitet

Skandali me videon/ A do ta shkarkojë Veliun? Vjen përgjigja e Ramës

Shkruar nga Liberale
Skandali me videon/ A do ta shkarkojë Veliun? Vjen përgjigja e

Në një konferencë për mediat, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët nëse duhet shkarkuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pasi publikoi videon e nënës së të riut, që u dhunua nga policia.

Rama tha Veliu ka gabuar, por çështja është e mbyllur pas ndjesës së tij publike.

“Ka gabuar, por jam më i prirur t’i besoj ndjesës së tij publike dhe sqarimit që ai dha, se sa moralistëve të këtij vendi. Është fare e qartë se nuk ishte një përpjekje për të justifikuar dhunën, sepse punonjësi i policisë për të cilin flitet është pezulluar menjëherë dhe është çuar në ndjekje penale. Ishte një përpjekje e keqshpjeguar, për të thënë që dhe familja ka përgjegjësinë dhe rolin e vet në mirëedukimin e brezit të ri.

E thënë ashtu ishte gabim, por preferoj ndjesën publike të tij dhe shpjegimet e dhëna prej tij, dhe duke e njohur për shkak të punës dhe duke e vlerësuar për integritetin moral të pavënën në diskutim deri më sot nga askush dhe për profesionalizimin çështja për mua është e mbyllur. Unë zgjedh drejtorin, nuk zgujedh ata, më vjen keq”, tha Rama.

Kujtojmë se rezultoi që nëna e djalit e cila u shfaq në video me një pistoletë ishte duke aktruar.

“Jeni në xhirimet e një filmi dhe është ármë lodër. Jam protagoniste tek ai film dhe kam bërë një publik të tërë të qajë. Jam ajo që më vrásin djalin tek filmi i Drilon Hoxhës”, tha Zaida Çobo për JOQ. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH