Globi

Skandal në Shtëpinë e Bardhë/ Gjendet kokainë në rezidencë, kush e zbuloi

Shkruar nga Liberale
Skandal në Shtëpinë e Bardhë/ Gjendet kokainë në

Agjencia e Inteligjencës Amerikane është alarmuar pasi në Shtëpinë e Bardhë është gjetur kokainë.

Shërbimi Sekret bëri me dije se pas hetimeve substanca, e cila ishte një pluhur i bardhë, rezultoi të ishte kokainë. Zëdhënësi i Shërbimit Sekret Anthony Guglielmi tha se substanca po i nënshtrohet testeve të mëtejshme. Në të njëjtën kohë, autoritetet po hetojnë për të zbuluar se si u gjend në Shtëpinë e Bardhë.

Zbulimi i substancës ka vënë në gatishmëri të shtuar shërbimet e sigurisë. Presidenti Biden, thuhet se nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë në atë kohë.

Zbulimi erdhi dy ditë pasi djali i Joe Biden, Hunter, 52-vjeç, vizitoi Shtëpinë e Bardhë të Premten, gjë që ka nxitur veshët e konservatorëve të cilët po spekulojnë se djali i varur i presidentit është burimi i substancës ilegale.

Biblioteka e Shtëpisë së Bardhë, megjithatë, është pjesë e turneut të rezidencës ku anëtarët e publikut kalojnë rregullisht.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH