Politikë

"S'ka ndodhur asnjëherë më parë në Shqipëri", ambasada e SHBA publikon mesazhin e rëndësishëm

Shkruar nga Liberale

Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë ka publikuar një pjesë të deklaratës së Demian Smith në Konferencën Ndërkombëtarë të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë në Tiranë.

“Asnjëherë më parë Shqipëria nuk ka pasur një kuadër kaq gjithëpërfshirës për hetimin dhe disiplinimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ju takon juve që t’i përdorni këto mjete për të vazhduar atë që vetingu ka nisur në sigurimin e një sistemi drejtësie të drejtë dhe të pavarur”, është shprehur Smith, sipas postimit të ambasadës.

Ndërsa në postimin e plotë shkruhet:"“Asnjëherë më parë Shqipëria nuk ka pasur një kuadër kaq gjithëpërfshirës për hetimin dhe disiplinimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ju takon juve që t’i përdorni këto mjete për të vazhduar atë që vetingu ka nisur në sigurimin e një sistemi drejtësie të drejtë dhe të pavarur". I Ngarkuari me Punë Demian Smith në Konferencën Ndërkombëtare të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë në Tiranë. Lexoni fjalën e plotë duke klikuar këtu: https://bit.ly/3Olg5NO"

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH