Showbiz

"Sjellje shtazarake të një turme pa kokë", Zhaklin Lekatari zemëron Nitën, shpërthen edhe Fjoralba Ponari

Shkruar nga Liberale

Zhaklin Lekatari ka shkaktuar shumë reagime me postimin e saj, ku shprehej se, ndihet e sigurtë në Serbi, ku nuk ka shqiptarë.

Pas Nita Latifit e cila e quajti “hipokrizi të gjallë” veprimin e Zhaklinës, ka reaguar edhe Fjoralba Ponari.

Ponari ka postuar dy statuse në Twitter duke kujtuar gjenocidin serb në Kosovë.

“T’i hedhësh kripë plagës, ende të hapur të mijëra shqiptarëve që kanë humbur familjarë, miq e të njohur në luftën e Kosovës, për shkak të sjelljeve shtazarake të një turme pa kokë, është anti-shqiptare dhe çnjerëzore”, shkruan Ponari.

Më tej thekson: “Një kujtesë e vogël: Vendi ku po ndihesh e mbrojtur, ka vrarë mbi 10,000 bijë nënash e përdhunuar mbi 20,000 të tjera. Inatet personale nuk mund të mbivendosen mbi gjakun e derdhur të një kombi”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH