Deputetët e Partisë Demokratike që nuk janë pjesë e grupimit të ish-kryeministrit Sali Berishës janë mbledhur pasditen e kësaj të marte në orën 18:00 në një lokal në kryeqytet.
Këta deputetë prej kohësh janë deputetët të cilët kanë qëndruar përballë Berishës, në nismat që ai ka ndërmarrë, siç ishte Foltorja, 2 Kuvendet dhe gara për Kreun e PD-së, ku Sali Berisha fitoi.
Shumica e deputetëve iu përgjigjen thirrjes për protestë më 7 korrik, por ata deklaruan se ishin në shesh kundër Ramës dhe për qytetarët.
DEPUTETËT QË JANË TË PRANISHËM
Kreshnik Çollaku
Gazment Bardhi
Dhurata Çupi
Helidon Bushati
Andia Ulliri
Ervin Salianji
Bledjon Nallbati
Arbi Agalliu
Lefter Geshtenja
Flamur Hoxha
Eralda Bano
Merita Bakiu
Zheni Gjergji
Dashnor Sula
Grida Duma
Orjola Pampuri
Enkelejd Alibeaj