Aktualitet

Sizmiologu i njohur grek vjen në Shqipëri, ja mesazhi që na dha

Shkruar nga Liberale
Sizmiologu i njohur grek vjen në Shqipëri, ja mesazhi që na dha

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka priti sizmologun grek, Spiros Pavlidis i cili u shpreh se sa i përket trajtimit të zhvillimeve sizmike duhet një bashkëpunim shumë i ngushtë midis shkencëtarëve sizmologë, gjeologë, inxhinierë dhe politikanëve e legjvënësve.

Ai gjithashtu u shpreh se duhet punuar për të kultivuar kulturën sizmike të popullsia dhe çlirimin e saj prej stresit që shkaktojnë tërmetet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore.

“Greqia dhe Italia kanë përvoja të shkëlqyera në studimin e dukurive sizmike, mbrojtjen prej tërmeteve, kufizimin e pasojave të tyre dhe edukimin e popullsisë me kulturën antisizmike. Ju kini shkencëtarë të shquar, me të cilën ne kemi bashkëpunuar dhe po bashkëpunojmë. Legjislacioni dhe rregulloret greke dhe italiane mund të përshtaten mjaft mirë për Shqipërinë sepse jemi në të njëjtën zonë sizmike.

Kjo gjë duhet bërë menjëherë. Legjislacioni dhe rregulloret duhet të parashikojnë dy aspekte: të gjitha ndërtimet e reja duhet të mbështeten në rregullat e rrepta antisizmike, ndërsa ndërtimet ekzistuese duhet të kontrollohen nga aftësitë e tyre për të përballuar lëkundje të mundshme sizmike, karakteristike për zonën sizmike ku bën pjesë Shqipëria. Ju keni një hartë sizmike të hartuar nga sizmologë të shquar shqiptarë, por mendoj se kjo hartë duhet të detajohet në harta zonale për të gjithë territorin e vendit. Përveç kësaj, duhet të bashkëpunojmë për të kultivuar kulturën sizmike të popullsia dhe çlirimin e saj prej stresit që shkaktojnë tërmetet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore”, nënvizoi profesori Pavlidis./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH