Aktualitet

Situatë kritike nga mot i keq në Itali, 3 të vdekur, disa të zhdukur dhe mijëra të evakuuar

Shkruar nga Liberale

Situata e keqe e motit në Emilia Romagna dhe në Marche në Itali, paraqitet kritike. Mbrojtja Civile ka dhënë një alarm moti të kuq dhe portokalli për ditën e mërkurë 17 maj. Janë regjistruar të paktën 3 vdekje: një burrë i zhdukur në Forlì, një tjetër i gjetur i pajetë në Ronta di Cesena dhe një i tretë në Cesenatico. Po ashtu, disa persona janë raportuar të zhdukur.

Mbi 900 persona janë evakuuar në Emilia Romagna. "Kemi mijëra të evakuuar", tha nënkryetari i Departamentit të Mbrojtjes Civile Titti Postiglione për SkyTg24, duke shpjeguar se njerëzit që u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre kanë gjetur strehim me familje, të afërm ose qendra strehimore.

Lumenj uji vërshojnë në rrugë dhe mes shtëpive. Edhe sot shkollatvijojnë të mbyllura, ndërsa ka probleme me transportin.

"Zona e prekur është e madhe: po përballemi me përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Nata ishte padyshim e ndërlikuar, operacionet e shpëtimit nuk u ndalën, madje fluturuan helikopterët për ndihmë. Një çështje kritike që nuk do të kalojë, reshjet do të vazhdojnë deri në në mes të ditës. Shërbimi kombëtar është vendosur me kapacitetin e tij të plotë. Kemi situata të ndryshme: popullsia është evakuuar paraprakisht, disa u janë drejtuar strukturave kolektive të vëna në dispozicion nga kryetarët e bashkive, në disa raste kemi pasur vështirësi në lëvizjen e njerëzve që nuk donin të dilnin nga shtëpia", tha Titti Postiglione./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH