Globi

Situatë dramatike në Serbi, shënohen 18 viktima nga Covid

Shkruar nga Liberale
Situatë dramatike në Serbi, shënohen 18 viktima nga Covid

Serbia, deri më tani, ka regjistruar mbi 17 mijë të infektuar me koronavirus dhe 370 viktima. Gjatë 24 orëve janë shënuar 18 viktima nga infeksioni COVID-19

Lajmin e bëri të ditur kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, e cila e quajti të premten, si ditën më të rëndë që nga fillimi i pandemisë.

"Deri më tani situata më kritike është në Beograd, pastaj Kragujevc dhe Novi Pazar. Ne po shohim rritje dramatike të numrit të të infektuarve dhe përkeqësim të situatës epidemiologjike në të gjithë rajonin dhe në mbarë botën", tha Bërnabiç.

Kryeministrja serbe tha gjithashtu se aktualisht 130 pacientë po trajtohen përmes respiratorëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH