Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka reguar duke u shprehur se rritja e tensioneve në Kosovë mund të çojë në konflikte të mëdha në zemër të Evropës.
Krye-diplomati rus në reagimin e tij tha se situata ishte alarmante dhe paralajmëroi shpërthimin e një konflikti të Ballkan. – “Një shpërthim i madh po përgatitet në qendër të Evropës – pikërisht në vendin ku, në vitin 1999, NATO-ja sulmoi Jugosllavinë, duke shkelur çdo parim të imagjinueshëm të Aktit Final të Helsinkit dhe të dokumenteve të OSBE-së”, tha Lavrov gjatë një vizite në Kenia.
Kryediplomati rus i bëri këto komente duke iu referuar zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, ku serbët u përpoqën të ushtronin dhunshëm ndaj ndërtesave publike në veri të Kosovës. Ata u përleshën me policinë e Kosovës teksa përpiqeshin të pengonin kryebashkiakët të sapozgjedhur shqiptarë.
Përplasjet e fundit vijnë në një varg incidentesh, të cilat kanë rritur tensionet rajonale. Serbia ka vendosur ushtrinë e saj në gatishmëri të plotë, duke i afruar njësitë e saj më afër kufirit të Kosovës.
Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 duke u shkëputur nga Serbia, por Beogradi refuzon të njohë sovranitetin e vendit me shumicë shqiptare edhe sot e kësaj dite, edhe pse shumica e shteteve të BE-së dhe NATO-s e njohin Kosovën.
Si Uashingtoni ashtu edhe Brukseli kanë shtuar përpjekjet për të ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjes Kosovë-Serbi, nga frika e paqëndrueshmërisë së mëtejshme në Evropë në mes të luftës në Ukrainë. BE-ja ia ka bërë të qartë Serbisë dhe Kosovës se duhet të normalizojnë marrëdhëniet për të avancuar në anëtarësimin në bllok.
Tensionet pushtuan sërish Kosovën të hënën ndërsa protestuesit serbë u përpoqën t’i ndalonin kryetarët e sapozgjedhur shqiptarë të hyjnë në tre ndërtesa komunale, duke detyruar policinë të gjuante me gaz lotsjellës për t’i shpërndarë ata.
Forca Paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë (KFOR) gjithashtu kanë ndihmuar policinë në pastrimin e shtigjeve për kryetarët e komunave të Zveçanit, Zubin Potok dhe Leposaviqit, në Mitrovicë, për të hyrë në ndërtesat e tyre komunale përkatëse në ditën e ceremonisë së tyre të betimit.
Ky është incidenti i dytë në pesë ditë, pasi serbët u mblodhën në komunën e Zveçanit të premten për të penguar kryetarin e sapozgjedhur shqiptar që të merrte detyrën zyrtare pas betimit të tij. Gjatë përleshjeve me policinë janë plagosur 10 persona.
Muajin e kaluar, serbët e Kosovës bojkotuan zgjedhjet e jashtëzakonshme të qeverisë lokale për katër komuna në veri të vendit. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës (KQZ) votuan vetëm 3.47% e votuesve me të drejtë vote.
Pas zgjedhjeve, BE-ja tha në një deklaratë se pjesëmarrja e ulët nuk u dha komunave zgjidhje politike afatgjata. Më herët, paraditen e së hënës, serbët u mblodhën para tri komunave, duke kërkuar që policia të largohet nga ndërtesat dhe kryetarët e sapozgjedhur shqiptarë të mos fillojnë detyrën e tyre zyrtare.
Policia dhe KFOR-i rrethuan bashkitë dhe shtuan numrin e stafit në zonë për të shmangur çdo incident të pakëndshëm. Mësohet se situata tani është nën kontroll.
Mirëpo, në komunën e Zveçanit, protestuesit tentuan të thyejnë kordonin policor para bashkisë, thuhet në një komunikatë të policisë, duke shtuar se kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Nuk ka pasur raporte për të lënduar nga gazi lotsjellës nga policia.
Ndërkohë, SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke u kërkuar kryebashkiakëve të zgjedhur shqiptarë të ushtrojnë përmbajtje për të përmbushur përgjegjësitë e tyre, me qëllim për të përfaqësuar dhe shërbyer të gjithë anëtarët e komuniteteve të tyre.