Aktualitet

Situata në Kakavijë, Meta thirrje qeverisë: Gjeni zgjidhje

               Publikuar në : 12:17 - 14/08/20 liberale

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar ditët e fundit në pikën kufitare të Kakavijës.

Kreu i shtetit, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se është i shqetësuar në lidhje me situatën në të cilën ndodhen qytetarët shqiptarë, duke u ekspozuar seriozisht para rrezikut të përhapjes së pandemisë Covid-19.

Meta i ka bërë thirrje qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në anën tjetër të kufirit.

Thellësisht i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhen qytetarët shqiptarë të cilët vijojnë të jenë të bllokuar prej shumë orësh në pikën kufitare të Kakavijës, duke u ekspozuar seriozisht para rrezikut të përhapjes së pandemisë COVID-19.

I bëj thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në anën tjetër të kufirit.

Zgjidhja duhet të jetë e menjëhershme!”, shkruan Meta.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back