Aktualitet

Situata në Kakavijë, Meta: Është vetëm papërgjegjshmëri e qeverisë

Shkruar nga Liberale
Situata në Kakavijë, Meta: Është vetëm

Presidenti Ilir Meta e ka quajtur situatën e krijuar për 4 ditë me radhë në kufirin e Kakavijës të pafalshme e të papranueshme dhe sipas tij është vetëm papërgjegjshmëri e qeverisë.

"Situata e krijuar në Kakavijë ka të bëjë vetëm me përgjegjësitë e paushtruara në kohën e duhur nga ana e qeverisë shqiptare ndaj shtetasve të saj. Si çdo herë qeveria gjen justifikime duke drejtuar gishtin nga ana tjetër e kufirit ndërkohë që është përgjegjësi e saj. Çfarë informacioni iu është dhënë njerëzve që udhëtojnë drejt Greqisë, çfarë paralajmërimesh ka bërë? A ka pasur ndonjë njoftim nga ana e MEPJ për kuotën e kalimit prej 750 personash në ditë. Përgjegjësia është vetëm mbi shtetin", u shpreh Meta.  /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH