Globi

Situata në Bosnjë, Escobar: Nuk do të ketë luftë tjetër në Ballkan

Shkruar nga Liberale
Situata në Bosnjë, Escobar: Nuk do të ketë luftë

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një interviste për Radio Europa e Lirë siguroi se nuk do të ketë një tjetër luftë në Bosnjë. I pyetur nëse ka zona të nxehta aktualisht në Ballkan, Escobar deklaroi se nuk ka të tilla.

“Dua të diskutoj me ambasadorin tonë para se të shpallim sanksione të reja. Kjo është në tryezë. Por unë dua ti them popullit të Bosnjës: Nuk do të ketë një luftë të tjetër. Ajo që po bën Milorad Dodik është se ai po përpiqet të gjejë rrugë për të mbrojtur pushtetin dhe paratë e tij. Kështu që unë po u kërkoj njerëzve që të mos ia mundësojnë atij ta bëjë këtë. Unë do të thosha se përgjithësisht ato nuk i kemi”.

Ai shtoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përpara dhe janë gati të fillojnë negociatat për Bashkimin Europian.

“Pra nëse shikoni marrëdhëniet tona me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ato për mendimin tim janë gati të fillojnë negociatat e anëtarësimit në BE. Dhe ne shpresojmë që ata do ta bëjnë këtë që BE-ja ta miratojë këtë dhe ti fillojnë ato diskutime këtë vit kalendarik. Ne jemi duke punuar shumë ngushtë me Bashkimin Evropian për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës të ndërmjetësuar nga BE-ja. Unë jam i lumtur të them se ne nuk kemi ndonjë mosmarrëveshje me Bashkimin Evropian për këtë çështje”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH