Aktualitet

Situata me tërmetin, Meta mbledh nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Shkruar nga Liberale
Situata me tërmetin, Meta mbledh nesër Këshillin e Sigurisë

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të mbedhë ditën e hënë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për situatën e krijuar në vend pas tërmetit të 26 nëntorit.

Lajmin e ka dhënë zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, i cili thotë se mbledhja do të bëhet nesër, në një orar që do të caktohet në varësi të situatës.

"Në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të mediave në lidhje me një mbledhje të mundshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ju sqaroj se:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vendosur të thërrasë nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në orën më të përshtatshme, në varësi të situatës", shkruan Meta./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH