Aktualitet

Situata me pandeminë në vend, Brataj: Numri i thirrjeve në urgjencë është ulur

Shkruar nga Liberale
Situata me pandeminë në vend, Brataj: Numri i thirrjeve në

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj raportoi sot në Komitetin e Ekspertëve lidhur me situatën e pandemisë në vend.

Brataj tha se javët e fundit është vënë re një ulje e numrit të thirrjeve ndër personat që kërkojnë ndihmë mjekësore.

“Edhe urgjenca kombëtare vijon të bëjë monitorimin e situatës. Nuk ka rritje të numrit të thirrjeve. Kemi patur një numër më të ulët, me një mesatare 25-30 në ditë. Vlen të theksohet se vaksinat kanë efikasitet. 90% e të shtruarëve në spitale janë të pavaksinuar. Në shkolla nuk ka asnjë vatër për momentin. Pjesën më të madhe 42% e kap tirana, indikatorët janë të qëndrueshëm dhe të kontrollueshëm.” u shpreh Brataj.

Lidhur me situatën në spitalet Covid 1 dhe Covid 3, Dhimitër Kraja, mjek në Spitalin Infektiv tha se situata mbetet e qëndrueshme, ndërsa vuri theksin në vaksinimin e popullatës.

“Prej disa javësh kemi një gjendje të qëndrueshme, si rastet që shtrohen apo rastet me komplikacione. një e dhënë e rëndësishme, rreth 94% e rasteve që shkojnë në spital janë subjekte që nuk janë vaksinuar. Kjo tregon vlerën e madhe të vaksinës për të mos u shtruar në spital.

Unë i bëj thirrje të ndalet kjo tendencë e mosvaksinimit nuk ka arsye të mosvaksinohesh. Rastet që mund të shmanget vaksinimi janë shumë speciale, që vetëm një specialist mund të ndërhyjë.

E rëndësishme edhe një gjë tjetër. Nuk mjafton vaksinimi, shumica e personave në spital tregojnë që jo vetëm nuk janë vaksinuar por kanë shmangur edhe masat parandaluese apo higjiena.", tha Kraja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH