Aktualitet

Situata e tensionuar në Veri, Blinken thirrje Kurtit: Tërhiq forcat policore

Shkruar nga Liberale
Situata e tensionuar në Veri, Blinken thirrje Kurtit: Tërhiq forcat

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar sërish për situatën në Veri të Kosovës ku serbët protestojnë për të tretën ditë radhazi kundër kryetarëve shqiptar të sapozgjedhur të komunave me shumicë serbe.

Zyrtari amerikan i ka bërë thirrje kryeminsitrit Kurti dhe qeverisë së tij që të tërheqin forcat e policisë, ndërsa për kryetarët ka kërkuar që ta ushtrojnë detyrën në lokacione alternative.

Po ashtu ai ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të ulë statusin e sigurisë së Forcave të Armatosura Serbe.

"U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ulur tensionet. Shtetet e Bashkuara dënojnë dhunën e papranueshme dje kundër trupave të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, forcave të rendit dhe gazetarëve.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale përshkallëzoi tensionet në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme. Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij duhet të sigurojnë që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga lokacione alternative jashtë ndërtesave komunale dhe të tërheqin forcat policore nga afërsia. Presidenti Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë duhet të ulin statusin e sigurisë së Forcave të Armatosura Serbe dhe t'u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që të ndalojnë sfidat ndaj KFOR-it dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejshme.

Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet menjëherë të angazhohen në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve", thuhet në deklaratën e Blinken.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH