Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatë e krijuar në Durrës nga mbetjet urbane.
Ai thotë se nuk do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë në këtë fazë tranzicioni.
“Në vend që ta dizinformojnë publikun dhe të keqpërdorin shqetësimin qytetar, për audiencë dhe për të nxitur shfaqjet e pakënaqësisë që ushqehet me lajme të rreme, mediat duhet t’u thonë durrsakëve se s’do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë në këtë fazë tranzicioni!”, shkruan Rama. /Gaztea Liberale