Aktualitet

Sistemi zgjedhor/ Korab Lita: Do votojmë kundër çdo reforme që…

               Publikuar në : 13:48 - 21/05/20 liberale

Deputeti opozitar Korab Lita nga salla e Kuvendit deklaroi se maxhorancës nuk i intereson miratimi i ndryshimeve në reformën zgjedhore, pasi duan që përfaqësuesit në parlament t’i zgjedhin vet.

Po ashtu ai bëri të qartë se opozita parlamentare nuk do të pranojë të votojë një reformë që nuk pasqyron ndryshime në sistemin zgjedhor.

“Sot qytetarët patën fatin që të dëgjojnë gjysmë raportin e KQZ. Modelet gjysmake janë bërë model. Kemi gjysmë gjykatë kushtetuese, gjysmë KLSH, e gjysmë prokurori, e mos të themi pastaj gjysmë parlament e gjysmë prokurori. Klasa politike është e preokupuar që të bëjë manovra e balet politik vetëm e vetëm që të vendosin që përfaqësuesit e parlamentit mos t’ja lënë t’i zgjedhin qytetarët. Në çdo demokraci burimi i pushtetit është vota e sovranit. Vota e cunguar sjell pushtet të cunguar. A është kjo demokraci që ne të funksionojmë me një deputet? Ne po kërkojmë që sovrani të ketë të drejtën ekskluzive që të zgjedh parlamentin. Kush kërkon ndryshim të sistemit, do ta votojmë kundër çdo reformë që nuk sjell ndryshimin.”, tha Lita.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back