Kryesore

Sistemi shëndetësor në rrezik, OBSH përfshin dhe Shqipërinë

               Publikuar në : 13:00 - 26/06/20 liberale

OBSH shprehet e shqetësuar për rritjen e rasteve me COVID-19 në Evropë, duke theksuar se rishfaqja e virusit në disa vende rrezikon të shtojë problemet për sistemin shëndetësor.

“Teksa po mësohet të bashkëjetohet me masat e reja , për javë të tëra unë kam folur për rrezikun e rishfaqjes së virusit. Në disa vende evropiane, ky rrezik është bërë realitet.

30 vende në dy javët e fundit kanë regjistruar rritje të të infektuarve” u shpreh drejtori rajonal i OBSH për Evropën.

Në listën e këtyre vendeve janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Moldavia, Suedia, Ukraina etj. Sipas OBSH më shumë se nëntë milion njerëz janë konfirmuar globalisht të infektuar me COVID-19 ndërsa mbi 479.000 kanë humbur jetën. /Euronews

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back