Aktualitet

"Sipërmarrje personale me 420 mln euro të grabitura", Berisha: Rama të japë dorëheqjen!

Shkruar nga Liberale
"Sipërmarrje personale me 420 mln euro të grabitura",

Kreu i "Rithemelimit" Sali Berisha nëpërmjet një deklarate për mediat ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Jam sot këtu për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin përfundimtar nga çdo funksion të Edi Ramës, i cili me aktet e tij antiligjore, antikushtetuese është sot simboli më i nxirë i pushtetarit abuziv që nuk njeh normë, standard moral, ligjor apo kushtetues kur vjen puna për pasurimin e tij, luksin e tij, pushtetin e tij", tha Berisha.

Ai më tej u shpreh se, Rama është sot kryeministri i vetëm në Europë dhe në botë, që krijon sipërmarrje personale me 420 mln euro të grabitura taksapaguesve shqiptarë sipas kontratave që ka firmosur në kundërshtim me ligjet e vendit për djegësat.

"Edi Rama është sot kryeministri i vetëm në Europë dhe në botë që krijon sipërmarrje personale me 420 mln euro të grabitura taksapaguesve shqiptarë sipas kontratave që ka firmosur në kundërshtim me ligjet e vendit për djegësat. Sipërmarrja e Edi Ramës e djegësave Tiranë, Fier, Elbasan, është sipërmarrja e vetme në Europë me imunitet të plotë, në të cilin formalisht shpallen në kërkim menaxherë dhe administratorë të kësaj ndërmarrjeje, por faktikisht ndonëse të gjitha objekt krimi nuk konfiskohet asgjë, ata shëtisin të lirë, madje kanë filluar presionin për t’u çliruar nga akuzat", tha më tej Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH