Showbiz

"Sinqerisht ndihem...", modelja ruse sqaron njëherë e mirë marrëdhënien me reperin e njohur shqiptar

Shkruar nga Liberale
"Sinqerisht ndihem...", modelja ruse sqaron njëherë e

Romanca e reperit të njohur shqiptar, Don Xhon me modelen ruse Ariana Lirey ishte ndër më të komentuarat në mediat rozë.

Pasi ata i dhanë fund lidhjes së tyre, në rrjet qarkulluan lajme se dyshja janë sërish së bashku.

Mirëpo mesa duket ish-çifti tashmë kanë shkëputur çdo raport me njëri-tjerin.

Këtë e ka vërtetuar vetë modelja e cila gjatë një bisede virtuale të zhvilluar së fundmi në Instagram, ku një ndër fansat e pyeti mbi marrëdhënien me reperin, ndërsa ajo tha se tashmë nuk ka asnjë lloj komunikimi me ish të dashurin.

“Jo, nuk komunikojmë. Dhe sinqerisht, nuk ka kuptim. Ndihem mirë vetëm, gjithçka ndodh në jetë. Të gjithë njerëzit që takojmë në jetë janë thjesht një fenomen i përkohshëm”-ka shkruar ndër të tjera ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH