Aktualitet

Sinoptikanët parashikojnë se do të ketë rritje temperaturash

Shkruar nga Liberale
Sinoptikanët parashikojnë se do të ketë rritje temperaturash

Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak thonë se do depërtojnë masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë jugperëndimore mbi vendin tonë.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore.

Pritet që do të ketë rritje të temperaturave për shkak të masave ajrore, kryesisht në mësditë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 6 deri 24°C

në zona e ulëta 8 deri 30°C

në zona bregdetare 10 deri 28°C

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH