Aktualitet

Sindikatat Ndërkombëtare letër, Ramës: Sigurojuni pagat naftëtarëve

               Publikuar në : 20:12 - 24/10/20 liberale

Sindikatat ndërkombëtare ”IndustriALL Global Union” dhe ”IndustriAll European Trade Union” i janë drejtuar me një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar që të ndërhyjë për grevën e naftëtarëve.

Sindikatat që përfaqësojnë miliona punëtorë të sektorëve e minierave, energjisë dhe manifakturës thonë se situata në Ballsh është e papranueshme, dhe qeveria duhe të ndërhyjë në menaxhimin e rafinerisë duke u siguruar naftëtarëve pagat që u takojnë. Ato shprehin besim se Rama do e mbajë fjalën dhe do shkojë të negociojë me naftëtarët.

Prej nëntorit të 2018 naftëtarët nuk marrin pagat për punën në rafineri, teksa duket se kësaj radhe ata janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund. Fillimisht burrat rezistuan për 18 ditë, kurse tashmë gratë kanë hyrë në ditën e 10-të. Ato i kanë propozuar kryeministrit grup negociatorm kurse ky i fundit i ka vendosur kusht që të ndalojnë grevën dhe më pas të nisin negociatat.

 

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back